Recognized for Excellence 5 Star

AMERICAN EUROPEAN SCHOOL

Shkolla e Mesme e Mjekësisë

UBT

Rreth Nesh

Fakultetit të Shkencave Mjekësore në UBT, tani i është bashkuar edhe shkollimi i mesëm profesional në fushën e mjekësisë, duke kompletuar zinxhirin e ekosistemit në UBT, një institucioni lider të arsimit në Kosovë e më gjerë.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me katër drejtime: Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë, do të jetë një shkollë model dhe e pakonkurrencë. Shkolla është e vendosur në Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së, i cili është i pajisur me laboratorët më të fundit mjekësorë të të gjitha fushave, ku nxënësit vijues të kësaj shkolle do të kenë mundësi që krahas ligjëratave kurrikulare të bëjnë edhe praktikën e përditshme mjekësore- profesionale.

 

Krahas kësaj, Poliklinika e UBT-së, ka teknologjinë më bashkëkohore për secilën prej këtyre fushave, duke përfshirë ambulancë moderne stomatologjike, laboratorin me aparaturat më të fundit të analizave biokimike, barnatoren, si dhe shërbimin e përditshëm mjekësor.

 

Kjo infrastrukturë super moderne dhe e kompletuar bashkë me kuadrin më të mirë të mësimdhënësve e me përkujdesjen e jashtëzakonshme të profesionistëve mjekësorë garanton kuadrot më të mira dhe më të përgatiturat profesionalisht për këto fusha në Kosovë.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë, krahas mësimit kurrikular ofron edhe kurse të licencuara të gjuhës gjermane dhe gjuhës angleze, si dhe kurse të tjera profesionale, që do të ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në formimin profesional të nxënësve.

BASHKOHU ME NE!

Duke u regjistruar, ju do të bëheni pjesë e një shkolle që ka pritshmëri të larta nga nxënësit dhe stafi, duke ofruar një kurrikulë të gjerë dhe të ekuilibruar në një mjedis të qetë dhe të disiplinuar.

Ekselenca

UBT është institucion i dëshmuar për ekselencë, për arritje të mëdha e rezultate të shkëlqyera, të cilat ne i garantojnë me stafin tonë të kualifikuar dhe infrastrukturën moderne në shkollën tonë të mesme të mjekësisë.

Talenti

Shkolla e Mesme e Mjekësisë do të gjejë pikat e forta të secilit nxënës, për të nxitur talentin e tyre dhe për t’i bërë ata profesionistë të vlerësuar mjekësor.

Kujdesi

Ne punojmë të gjithë së bashku, jemi një ekip i fortë dhe i motivuar për të arritur rezultate të larta duke përmbushur pritjet e nxënësve tanë e duke i bërë krenar prindërit e tyre dhe shoqërinë.

Gjenerata e Artë

Me përkueshtueshmëri, ne mundohemi të ofrojmë shërbimet më të mira në vend për gjeneratën e artë të së ardhmes.

Pyetjet më të shpeshta

  • Shkolla e mesme e Mjekësisë ofron këto programe:

    1) Asistent Dentar
    2) Bashkëpuntor profesional i infermierisë
    3) Teknik i Farmacisë
    4) Teknik i Laboratorit Mjekësor

  • Të gjithë të interesuarit për regjistrim në Shkollën e Mesme e Mjekësisë duhet të kenë të përfunduar shkollimin në nivelin e mesëm të ulët dhe të kenë dëshmi (dëftesën) të përfundimit të suksesshëm të testit të semi-maturës.

Kontakti

Lagjja Kalabria,10000 Prishtine, Kosovo

+383 44 100 491