Misioni dhe Vizioni

 

Misioni

Misioni i Shkollës së Mesme të Mjekësisë është të sigurojë një program cilësor dhe të përshtatshëm, një mjedis mësimor frymëzues e atraktiv,  që do të përmbushë nevojat e nxënësve për arritjen e qëllimeve të tyre të larta arsimore, me standardet më të vlerësuara.

 

Vizioni

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT do të jetë model i shkollimit për kuadrin mjekësor, duke vendosur një standard të lartë profesional në mësimdhënie teorike dhe në punë praktike. Synimi ynë është përsosshmëria të cilin do ta arrijmë me stafin e avancuar të mësimdhënësve, metodologjitë e reja mësimore dhe infrastukturën më moderen shkollore në rajon.