Teknik i Laboratorit Mjekësor

Tekniku i Laboratorit Mjekёsor ёshtё njё profesion qё kёrkohet nё secilёn ambulancё mjekёsore, nё secilёn qendёr tё mjekёsisё familjare, nё secilin rapart e nё secilёn klinikё tё Qendrёs Klinike Universitare tё Kosovёs, spitaleve private nё vend dhe mё gjerё.

Pёr tё pёrmbushur nevojat e njё popullёsie si kjo e Kosovёs duhet njё numёr i madh i teknikёve laborantё mjekёsor, si hallkё kryesore e funksionimit tё sistemit shёndetёsor pёr ofrimin sa mё tё mira tё shёrbimeve shёndetёsore.

Detyrat kryesore të Teknikut tё Laboratorit Mjekёsor janë: Përgatitja e pacientit pёr dhёnjёn e mostrёs, mirëmbajtja e instrumenteve dhe përgatitja e materialit. Detyra të tjera mund të jenë edhe mirëmbajtja e rregullit dhe e punëve administrative të departamentit  në të cilin punon. Kandidati që ka kryer shkollimin e mesëm të lartë në profilin Teknik i Laboratorit Mjekёsor  mund të punësohet nëpër Qendra Klinike, Qendra Spitalore, QMF, Qendra për kujdesin e të moshuarve, Klinika private etj.

Arsimimi në profilin Teknik i Laboratorit mjekësor, trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm profesional. Pas përfundimit të shkollimit nxënësi fiton diplomën profesionale me titull Teknik i Laboratorit mjekësor, dhe ka mundësi të integrohet në tregun e punës apo shkollim të mëtutjeshëm në arsimim post – sekondar.

Që të jesh nesër një Teknik i Laboratorit Mjekësor atëherë mos prit, zgjedh më të mirin, UBT, që të bëhesh më i mirë dhe të gjesh menjëherë vendin tënd të punës.