Letër Përshëndetëse

Të dashur nxënës,

Si individ, si popull e si shtet ne përballemi çdo ditë me sfida të pashembullta shëndetësore, krahas atyre sociale, ekonomike, mjedisore e teknologjike.

Këto nuk janë vetëm sfidat  tonat si Kosovë, por janë sfida globale, të secilës familje, secilit komb e secilit shtet në cilindo pjesë të botës.

Me gjithë përparimet teknologjike e shkencore dhe arritjet e mëdha njerëzore ne shpeshherë s’arrijmë ta parashikojmë atë se çfarë na pret, se çfarë mund të ndodhë me ne e përreth nesh. Por ajo që ne mund ta bëjmë me siguri të plotë është që të jemi të përgatitur për secilën sfidë.

Ky është edhe synimi i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT, për të nxjerrë kuadro të forta profesionalisht e të përgatitura për secilën përballje shëndetësore .

Ne keni ndërtuar një shkollë të mesme të mjekësisë model në rajon, nga e cila do të dalin kuadrot më të mira. Ne do të nxisim talentin e nxënësve përmes mësimit praktik e teorik të ofruar nga mësimdhënësit më të mirë të nivelit universitar, në mënyrë që nxënësit pas përfundimit të kësaj shkolle të jenë të gatshëm për tregun e punës.

Këtë do ta arrijmë me shumë punë e me përkushtim të pashoq, duke e pasur në dispozicion një park të tërë inovativ, shkencor e teknologjik, i cili krahas Poliklinikës ka laboratorët dhe aparaturat më të mira mjekësore.

 

Që të bëhesh më i miri duhet të zgjedhësh më të mirin. Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT është më e mira për ju, është mundësia juaj.

Ju mirëpresim,

Prof.Dr. Edmond Hajrizi

President i UBT-së